Pa JU, s'ka NE !

Misioni Ynë

Të bëjmë të mundur që dizajni modern të mund të bashkohet me kualitetin më të përsosur që do të plotësojë nevojat e klientëve tanë. Të mbajmë të lumtur klientët duke ofruar çmime të volitshme të cilat nuk janë rezultat i kualitetit të humbur. Motoja jonë është Pa JU, s’ka NE ! , prandaj duke u përpiqur që të ndihmojmë biznesin tuaj ne ndihmojmë edhe biznesin tonë personal.

our

Disa çaste të paharrueshme ...

DIZAJN & KUALITET

Dizajni i jep formë idesë e cila pastaj krijohet në një produkt kualitativ. Ne kujdesemi që t’ju japim jetë mendimeve, ideve, pasioneve dhe dëshirave tuaja për një produkt të përfunduar ashtu siç ju duhet juve. Kritikat nga ana juaj nuk janë ofendim për ne pasi që ato na ndihmojnë që të përmisohemi dhe të afrohemi sa më tepër perfeksionimit të shërbimit.

Arlind Musliu

Menaxher

+38970692549


I get the work done

Lokman Musliu

Dizajner

+38971791309


Bringing ideas to life

Zgjidhni më të mirën për biznesin tuaj

Bota e teknologjive na ka bërë me dije se mosha nuk është pengesë për të konkuruar në këtë kohë të globalizimit. Edhe pse jemi ende një familje e re e cila po adaptohet me rrethanat e këtij biznesi, kjo nuk dmth se ju nuk do të largoheni të lumtur me shërbimin tonë. Ne jemi të vendosur që të arrijmë majat më të larta sëbashku me klientët tanë, pasi që biznesit tonë i nevojiten klientë të suksesshëm. Ne ju sigurojmë që nuk do të jenë të dështuara investimet që ju ndani anash për ngritjen e biznesit tuaj.

Reklama është INVESTIM, e jo HARXHIM !

Lucky Media

Ne Ofrojmë:

  • Dizajn bashkëkohor
  • Kualitet të duhur
  • Çmime të volitshme
  • Shërbim të sjellshëm
  • Përfundim në kohën e premtuar

Përse pikërisht ne ?

Investimi në reklama duhet të jetë në hap me kohën, e për këtë më tepër njohuri ka rinia e cila është fuqia e një populli. E si mund të afroheni dhe të kuptoni më mirë këtë rini nëse jo nëpërmjet vetë rinisë. Ekipi ynë i ri ju ofron një urë lidhëse ndërmjet biznesit tuaj dhe rinisë. Jo vetëm kaq, por ju do të shihni se si biznesi juaj do të furnizohet me risitë e kohës sonë.

Çka më tutje ?

Ne e kemi kuptuar se e vetmja mënyrë që biznesi jonë të ecë përpara është duke pasur klientë që poashtu kanë sukses në biznesin e tyre. Prandaj ne e kemi patjetër që të parafytyrojmë veten tonë në lëkurën e klientit dhe qëllimi kryesor të jetë plotësimi i nevojave të tij, e jo të fitimit personal. Nëse arrijmë këtë, atëherë fitimi dhe suksesi ynë do jetë i paevitueshëm.

A do të na bashkangjiteni që t'i japim biznesit tuaj identitet dhe ta shtyjmë drejt sukseseve?

Ne jemi gati, po ju?